Njihuni me “Xhaxhain e dhjamur” (FOTO)
28/04/2017 00:00
Një majmun obez në Tajlandë është dërguar në një kamp pasi arriti dyfishin e peshës së tij normale duke ngrënë ushqimet e turistëve.
Makaku i mbiquajtur “Xhaxhai i dhjamur” është ushqyer me shalqinj, milkshakes, dhe ëmbëlsira të tjera nga vizitorët. Nga fotot duket dhe barku i tij i madh, para se zyrtarët e kafshëve të egra ta merrnin. Ishin vetë vendasit që kishin dhënë alarmin për të.
“Xhaxhai i dhjamur”, 15 kg, tashmë po i nënshtrohet kontrolleve të shëndetit në një kamp për majmunët e shëndoshë, duke u përpjekur të ulin peshën e tij në të paktën 8 kg, një peshë normale për specien e tij.
Top Channel