“Kam parë shumë gjëra, ato janë traumat e jetës”/ Rrëfimi i Rogert Sterkajt në ‘Flet’ me Ilnisa Agollin: Për një 11-vjeçar…
Që pas viteve ‘90, shqiptarët kanë hedhur rrobat e zymta të së kaluarës për të shijuar modën e lartë të botës moderne.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve tani kërkojnë më të mirën nga Londra, Parisi, Nju Jorku dhe Milano, pasi të jesh modern nuk mund të veshësh asgjë tjetër përveçse firmato.
Aq i madh është ky presion sa përpiqen të duken si të veshur firmato edhe ata që ndoshta nuk i kanë mundësitë. E kjo duket se është një trend jo vetëm shqiptar por dhe europian.
Një studim i fundit i Bashkimit Europian tregon se 30% e të rinjve europianë blejnë marka të imituara. Kjo është vënë re sidomos te grupmoshat e reja 15-24 vjeçare.
Përqindja e atyre që blejnë bluza apo atlete të imituara po rritet, jo vetëm sepse kushtojnë më pak, por edhe sepse presioni i shoqërisë për të veshur veshje firmato është shumë i madh aq më shumë sot në epokën e rrjeteve sociale ku gjithçka që reklamohet përgjithësisht është firmato.
Top Channel