Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Paradoksalë, të qeshur, por tmerrësisht njerëzor. “Simpson” mbushin 30 vjeç satirë të rafinuar, të qeshura dhe personazhe kult.
Animimi më i pëlqyer shumë gjatë në televizion, u shfaq për herë të parë më 19 prill 1987 me firmën e karikaturistit Matt Groening. Me një distancë kohore 30 vjet, seria e animuar nuk ka ndalur në suksesin e saj. Edhe sot shihet me endje, me mbi 1.2 milionë shikues.
Por jo vetëm kaq. Filmi i animuar tregon një pasqyrë të vërtetë të hipokrizisë, demaskim të padrejtësië dhe është parashikues i 15 profecive të bëra tashmë realitet. Që nga zgjedhja e Donald Trump si president, tek performanca e Lady Gaga në Superbowl, shpikja e smartwatch dhe ajo e korrektuesit automatik. Për të mos folur për figura të njohura që janë shfaqur brenda serive, me mbi 100 të tillë, si Meryl Streep, Elton John, Richard Gere e Britney Spears, Paul e Linda Mc Cartney etj.
Top Channel