Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan
19/04/2017 00:00
Një banesë në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët në paraditen e sotme.
Sipas policisë, shkaku i rënies së zjarrit në banesë nga shpërthimi i një bombule gazi, ndërsa një e moshuar ka mbetur e asfiksuar.
Në banesë në momentin e rënies së zjarrit ndodhej vetëm e moshuara, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Top Channel