“Kam parë shumë gjëra, ato janë traumat e jetës”/ Rrëfimi i Rogert Sterkajt në ‘Flet’ me Ilnisa Agollin: Për një 11-vjeçar…
Ndërkohë që rriten tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, amerikanët kanë ndërtuar një bunker nuklear luksoz.
Ky bunker ndodhet pranë Savannah, në Georgia dhe përmban një dhomë moderne armësh dhe sistemin më të fundit CCTV.
I ndërtuar rreth 14 metër nën tokë, bunkeri ka në brendësi të tij edhe një teatër, dhoma lojërash dhe katër apartamente.
Ky bunker modern është i aftë të përballojë një sërë kërcënimesh të mundshme, përfshirë shpërthimet bërthamore apo sulmet terroriste.
Aktualisht bunkeri nuklear përdoret si strukturë për trajnimin e personelit ushtarak dhe ka dalë në shitje si një shtëpi luksoze, e cila ofron një strehë të fundit të sigurt, për çdo familje.
Çmimi i këtij bunkeri-shtëpi luksoze, është 17.5 milionë dollarë.
Top Channel