Çako: Hashashi ka marrë fund. Kontroll në çdo hapësirë

28/03/2017 00:00

Në Shkodër, kryepolici Haki Çako iu drejtua uniformave blu me tone të serioze duke theksuar se fenomenit të kultivimit të kanabisit do t’i jepet fund këtë vit. Në ktë proces, Çako kërkoi edhe bashkëpunimin e pushtetit vendor.

“Çdo punonjës policie ka marrë përgjegjësitë e veta, por edhe çdo stukturë dhe çdo drejtues policie ka marrë përgjegjësitë e veta të përcjella qartazi, me një mesazh të qartë nga Kryeministri i Shqipërisë, nga Ministri i Punëve të Brendshme, nga Drejtori i Policisë se kjo punë ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Kjo përgjegjësi sa do të jetë përgjegjësi institucionale për këdo, do të jetë edhe përgjegjësi personale, pse jo edhe familjare”, tha Çako.

Çdo pëllëmbë toke, çdo sipërfaqe e kultivuar ose e identifikuar gjatë viteve të kaluara, tha Çako, do të bëhet objekt i një kontrolli intensiv të pashkëputur nga të gjitha strukturat e policisë.

Top Channel