I dyshuar si drejtues i një grupi kriminal dhe i akuzuar për mbi 50 grabitje në Europë, nën masa të rrepta sigurie Edison Pula del para gjykatës në Francë 20 vjet pas tragjedisë së Otrantos, Krenar Xhavara, vetëm 28 vjeç atëherë e sot 48, kujton se si në 8 minuta pa me sytë e tij të fundosej anija ku në bord ishte bashkëshortja, vajza 6-muajshe dhe anëtarë të tjerë të familjes.
“Unë humba gruan dhe një fëmijë, ndërsa vëllai im humbi 3 fëmijë dhe gruan”, thotë Krenari.
Në 28 mars 1997, nga Porti i Vlorës u nis drejt Brindizit anija me 115 qytetarë shqiptarë, ku, pas disa orë lundrimi, u përplas me anijen italiane Sibila, gjë që shkaktoi tragjedinë më të madhe, ku humbën jetën 81 persona, e që sot njihet si tragjedia e Otrantos.
“Unë isha nga mbrapa anijes, kur shikoj majën e Sibilës që na goditi. Anija u përmbys. Unë dhe disa të tjerë u gjendëm 20-30 metra larg anijes nga goditja që pësuam. Anija qëndroi për 8 minuta e batuar. Italianët nuk u munduan fare që të shpëtonin anijen tonë”, kujton 48-vjeçari.
Krenari tregon se u përpoq të notonte drejt anijes për të shpëtuar familjen, por qe e pamundur. Por, ende sot, pas 20 vitesh, ai thotë se drejtësia nuk ka shkuar në vend: “Kërkojmë që shteti të marrë në mbrojtje të drejtat tona”.
Në tragjedinë e Otrantos shpëtuan vetëm 34 persona, 57 trupa u nxorën nga fundi i detit dhe 24 rezultuan të humbur.
Top Channel