Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Një person është vrarë barbarisht, një është plagosur rëndë dhe një tjetër është dëmtuar në afërsi të vijës kufitare me Greqinë teksa po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Braçanj në Devoll, ku tre personat janë sulmuar dhe grabitur teksa po përpiqeshin të kalonin kufirin e gjelbër drejt Greqisë dhe për pasojë njëri ka gjetur vdekjen.
Mbrëmjen e së shtunës, Mentor Vurnazi, Zarif Alliu dhe një mik i tyre ishin nisur drejt shtegut klandestin në këtë zonë, por janë sulmuar nga një grup personash të cilët u kanë grabitur gjithçka kishin dhe më tej i kanë goditur me dru duke i masakruar.
Sipas dëshmitarëve, banorë në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja, tre personat kanë kërkuar ndihmë duke trokitur në banesat e tyre.
Pasi banorët u kanë dhënë ndihmën e parë, menjëherë është lajmëruar policia dhe ata janë transportuar në spital, por Zarif Alliu, 44 vjeç, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Top Channel