Në zonat verilindore dhe juglindore u rikthyen sot reshjet e borës dhe rënia e ndjeshme e temperaturave, si pasojë e masave ajrore të ftohta veriore.

Sipas korrespondetit të Top Channel në Bulqizë, trashësia sot shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore. Pas ditëve me diell, kur fermerët nisën plugimet e pranverës,  fillimi i reshjeve të dëborës i ka zënë ata në befasi. Sipas tyre, dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat dhe pritet të shkaktojnë vonesa në kryerjen e punëve të shumta të pranverës në bujqësi.

Nuk raportohen deri tani probleme me rrugët nacionale dhe rurale.

Sipas redaksisë së motit në Top Channel, në këto zona të vendit pritet një rritje graduale e temperaturave nga dita e martë. Deri në fundjavë, në zonat malore temperaturat maksimale në verilindje dhe juglindje do të arrijnë në 18 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 22 gradë Celcisus.

FOTO GALERI
6/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA