Aksident në Tiranë, dy të plagosur rëndë

07/03/2017 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë, pranë një qendre tregëtare në zonën e Farkës, në Tiranë.

Mjeti i aksidentuar u përfshi nga flakët dhe njw e re mbeti e bllokuar në të.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arritën të nxjerrin jashtë të renë duke e dërguar në spital, bashkë me një tjetër person që po udhëtonte me të në mjetin e aksidentuar.

Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketw qenë shpejtësia e madhe, me të cilën po udhëtonin të rinjtë.

Top Channel