McCain për Trump: Kështu nisin diktatorët

19/02/2017 00:00

Senatori republikan amerikan, John McCain shfrytëzoi tribunën e Konferencës për Sigurinë në Mynih për të adresuar kritika të ashpra ndaj presidentit Trump mbi rolin e SHBA-ve në kuadër të NATO-s.

McCain, aktualisht kryetar i Komitetit të Senatit amerikan për Forcat e Armatosura, shprehu keqardhje për dallimet e reja të krijuara mes administratës “Trump” dhe Europës, që shkon larg vlerave universale transatlantike.

McCain kritikoi po ashtu sjelljen ndaj lëvizjes së shtetasve të 7 vendeve me shumicë myslimane drejt SHBA-ve, si veprim që i ka dhënë krah propagandës së ISIS-it.

Edhe pse delegacioni amerikan me në krye zv.presidentin Pence u përpoq të qetësonte gjakrat me aleatët europianë të NATO-s, senatori McCain e konsideroi të rrëmujshme në deklarime administatën “Trump”, si në rastin e shkarkimit të këshilltarit për Sigurinë, Michael Flynn, në lidhje të ngushta me rusët.

Top Channel