Të gjithë ata milionerë që duan t’i bëjnë përshtypje njerëzve duke blerë makina sportive, duhet të kenë kujdes: një studim i ri thotë se ata që kanë Porsche nuk pëlqehen dhe konsiderohen të pabesë.

Kërkuesit shkencorë gjermanë studiuan perceptimin e meshkujve për njëri-tjetrin duke u nisur nga makinat që kishin. Përfundimi ishte se ata që kishin makina luksoze sportive shikoheshin si “më pak të pëlqyeshëm, më pak të besueshëm dhe pa shokë”.

Ndërsa meshkujt që kishin një Ford Fiesta shiheshin si njerëz besnikë dhe miq të mirë.

Studimi i kryer nga Universiteti i Vyrzburgut, në jug-lindje të Frankfurtit, thotë: “Meshkujt e shikojnë dikë që ka Porsche si rival, si një burrë flirtues, inteligjent, ambicioz dhe me status të lartë.

Top Channel