Brenda shtëpisë më të shtrenjtë në botë

20/01/2017 00:00

Manjati Bruce Makowsky është personi i cili fshihet pas projektimit dhe ndërtimit të shtëpisë më të shtrenjtë, projekt të cilin e ka mbajtur të fshehtë deri tani që ka përfunduar.

“Doja të tejkaloja çdo model dhe të krijoja ndjenjën më të bukur të të qendruarit brenda një shtëpie” – u shpreh projektuesi Makowsky

Ajo është një shtëpi gjigande e cila ka brenda një dhomë teatër shumë të madhe, pishinë 25 metër të gjatë, dy qilare për verë dhe shampanjë, pistë helikopteri, një qendër spa dhe fitnes, 12 dhoma gjumi, 21 tualete, etj. 

Niveli i kualitetit dhe vëmendja ndaj detajeve, në këtë shtëpi është e paarritshme, duke i dhënë një dimension të ri asaj që quhet super luks i një shtëpie. 

Nëse keni dyshime, hidhini një sy fotove më poshtë…

FOTO GALERI
1/11
Si duket ditën

Top Channel