A do të kërcejë Trump me transgjinorin?!

20/01/2017 00:00

Caitlyn Jenner është fotografuar në aeroportin e Los Anxhelosit duke udhëtuar për në Washington, ku do të marrë pjesë në ballon inaguruese të Presidentit të ri amerikan. 

Pas kritikave për qendrimin ndaj LGBT-së, Trump duket se ka vendosur t’i tregojë botës se ai e mbështet dhe i qëndron pranë këtij komuniteti, I nxitur edhe nga këshilltarët e tij. Kërcimi me Jennet është një ide brilante, sipas njerëzve pranë Trump, sepse do të jepte një mesazh të fortë se Presidenti i respekton të drejtat e komunitetit LGBT. 

Caitlyn Jenner quhej Bruce para transformimit dhe është transgjinori më i famshëm për faktin së ka qenë medalist Olimpik dhe për disa kohë edhe njerku i motrave Kardashian. Jenner ka mbështetur Trump-in edhe gjatë fushatës parazgjedhore dhe madje është kritikuar për këtë qendrim të tij. 

…por a do të vendosë Donald Trump të kërcejë me Caitlyn Jennet?!…….Të presim ballon inauguruese

 

Top Channel