17-vjeçarja përdhunon 19-vjeçarin

19/01/2017 00:00

Një 17-vjeçare amerikane rrezikon burgim të përjetshëm pasi akuzohet se ka përdhunuar nën kërcënimin e thikës një mashkull.

Siç raportojnë mediat amerikane, 17-vjeçarja, Lestina Marie Smith, i zuri pritë një 19-vjeçari në Saginaë, në zonën qendrore të Michiganit.

Nën kërcënimin e thikës ajo ka zhveshur dhe më pas detyruar të riun të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Në gjykatë, 17-vjeçares iu refuzua liria me kusht, ndërkohë që nëse gjendet fajtore në seancën e së premtes, rrezikon deri në burgim të përjetshëm.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel