Biologët dhe aktivistët e mbrojtjes së kafshëve thonë se kanë provuar me një video të regjistruar në zonën e Tibetit në Kinë ekzistencën e ngrohjes globale dhe efektet e saj.

Në video janë regjistruar në të njëjtin habitat si leopardi i zakonshëm ashtu edhe leopardi i dëborës. Ky i fundit jeton në rajone mbi 3 mijë metra lartësi, kryesisht në zonën e Himalajeve në Kinë, Mongoli, Nepal, Afganistan, Indi dhe Butan. Ndërkohë, leopardi normal jeton në vende më të ulta, me klimë më të butë dhe të pyllëzuara.

Studiuesit thonë se ngrohja globale ka mundësuar për këtë të fundit që të zgjerojë habitatin e vet, ndërsa leopardi i dëborës, i vendosur në listën e specieve në zhdukje, vazhdon të tërhiqet në rajone më të thella.

Në total numërohen nga 3500 deri në 7000 leopardë dëbore dhe për të mbrojtur këtë specie, në Nepal nis këtë të martë një takim ndërkombëtar ku përfshihen 12 vendet të Azisë Qendrore ku jeton ky leopard.

FOTO GALERI
2/4
Leopardi i zakonshem

Top Channel