Truri mashkullor kërkon seksin para ushqimit

16/01/2017 00:00

Thuhet se rruga për të fituar zemrën e një mashkulli kalon nga stomaku i tij, por një studim i fundit sugjeron se kur vjen puna tek seksi, ushqimi është gjëja e fundit për të cilën burrat mendojnë.

Një studim i Kolegjit Universitar të Londrës arriti në përfundimin se truri i një mashkulli mes seksit dhe ushqimit zgjedh të parën, edhe nëse është më stomak bosh.

Çuditërisht, tek femrat nuk u gjet kjo sjellje, duke sugjeruar se për to, seksi është një nevojë e dorës së dytë kur janë me stomak bosh.

“Truri i meshkujve ka disa tipe neuronesh që nuk ekzistojnë tek ai i femrave dhe e kundërta. Kjo mund të ndryshojë përparësitë tek dy gjinitë”, thotë profesori Scott Emmons, bashkëautor i studimit.

Top Channel