Shebeniku, natyra e egër me bukurinë dimërore

13/01/2017 00:00

Duke lënë mënjanë problemet e shumta që shkakton, stina e dimrit sjell edhe bukuri përrallore dhe vende që padyshim duhet t’i vizitoni si në Parkun Kombëtar të Shebenikut, më i madhi në vend, vetëm 20 km nga qyteti i Librazhdit, i cili sjell pamje të rralla.

Vizitorët vendas apo të huaj nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveç vajtje-ardhjeve brenda ditës dhe kjo nuk mjafton për ta shijuar këtë bukuri natyrore.

Banorët e zonës ende nuk janë ndërgjegjësuar për krijimin e bujtinave apo të shtëpive pritëse, një investim i cili do të shtonte turistët dhe do të rriste nivelin ekonomik të tyre.
 
“Sot për sot mungojnë bujtinat, restorantet dhe hotelet. Kemi kërkesa nga investitorë që duan të investojnë për turizmin këtu” , thotë Fatmir Brazhda, drejtor i zonave të mbrojtura në Qarkun Elbasan.

Nuk kanë munguar ofertat e investitorëve të mëdhenj për këtë zonë, por kërkesa të tilla janë parë me ngurim nga ana e Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura, e cila me fanatizëm kërkon zhvillimin, por mbi të gjitha mbrojtjen e gjithë kësaj zone.

Top Channel