Dy ditë radhazi borë? Fundi i botës
12/01/2017 00:00
Para 500 vjetësh, një filozof italian parashikonte se dy ditë radhazi me borë në qytetin plot diell të Salentos, në jug të Italisë, do të thotë se po vjen fundi i botës.
Tashmë, profecia e Matteo Tafurit rrezikon të përmbushet, pasi temperaturat e ulta që kanë prekur vendin fqinj kanë zbardhur plazhet e Salentos.
Ai që konsiderohet si Nostradamusi i Italisë, i cili ka jetuar në vitet 1492-1582, ka qenë një nga personalitetet më të shquar të Puljas në shekullin e 16.
Ja çfarë ka shkruar Tafuri: “Salento me palma, me erë të butë jugu dhe me borë, por pa u tepruar. Dy ditë borë, dy vetëtima dhe bota përfundon”.
Top Channel