Një surprizë për fëmijët në qytetin ku mungon bora

06/01/2017 00:00

Kryebashkiaku i një qyteze të vogël në Turqi, Erdemli, ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të gëzuar fëmijët e shkollave, të cilët asnjëherë në jetën e tyre, nuk kishin parë borë me sy.

Erdemli, është një qytezë në brigjet e Mesdheut, në provincën Mersin të Turqisë. Duke qenë pranë detit, bora atje ka munguar prej dekadash.

E kur një pjesë tjetër e vendit, por edhe pjesa më e madhe e botës është mbuluar tashmë nga bora, kryebashkiaku Mukerrem Tolli, mendoi të niste disa kamionë drejt maleve Taurus, t’i mbushte me borë, dhe t’ua shkarkonte fëmijëve në mesin e oborrit të shkollës.

Dhe fëmijët, ishin shumë të gëzuar teksa vraponin mbi kodrinëzat e borës. Ata luanin me borë, bënin pleq bore dhe në përfundim, edhe nga një foto.

Top Channel