Disa nga trendet më të mëdha në botën e modës do të paraqesin edhe minirevolucione përgjatë këtij viti. Tranformimi i kësaj industrie do ti përshtatet moshës dixhitale. Sipas “Vogue” është mirë që familjarizimi me çfarë dhe kush do të sundojë 2017 është mirë të fillojë herët.

1. Raf Simons është Calvin Klein i ri. Thashethemi më I preferuar në botën e modës u zbulua se ishte I vërtëtë në gusht, kur u konfirmua se Raf Simons do të jetë kreu I ri  i Calvin Klein. Ardhja e belgut në SHBA çimenton një kapitull të ri në modën e Amerikës. Gjithmonë në gjueti për të ngrirë rrahjet e zemres në kulturën e të rinjve, qoftë në muzikë, art, apo bukuri, emërimi I Simons  në Calvin Klein është një nga ngjarjet më të mira të modës dhe diçka që mezi pritet në 2017.

2. Roza do të jetë bezha e re. Nuk ka më ngjyra monokrom. Por përzierja e nuancave të tyre është një trend në rritje. Ndërkohë që bezha pati zhvillim të madh me marka si Hermes, përgjatë këtij viti roza I zë vendin. Valentino, Marc Jacobs, Celine, Givenchy, Bottega Veneta, do të hedhin në treg të gjitha nuancat e trëndafilta në ngjyra. dhe më shumë dërguar numrat në të gjitha llojet e trëndafilit, duke e bërë atë ngjyrën më të rrahur përgjatë 2017.

3. Këpucët me platformë janë atletet Stan Smith të reja. Duket se këto të fundit nuk do të mposhteshin kurrë, por kohët kanë ndryshuar. Stilistët propozojnë këpucët me platforme, veç bëni kujdes me to nëse shëtisni nëpër kalldrëm.

4. Kakia dhe ushtarakja do të jenë xhinset e reja. I vetmi kujdes është që të mos jeni klasikë në kombinim. Dhe morali është sa më shumë bezhë aq më mirë.

5. Mbajtëset e telefonit janë çantat e reja IT. Në ditët e sotme nuk ju nevojitet më shumë se IPhone juaj kur dilni nga shtëpia, ndaj stilistët e kanë parasysh këtë.

6. Sloganet janë logot e reja. Logo mania në veshje këtë vit do ti lere radhën mesazheve të stampuara. Mbani vesh! Dior ka zgjedhur për bluzën shprehjen: Ne të gjitha duhet të jemi feministe!

7. Vëthët jo të zakonshme, antikonfomiste dhe me stil të personalizuar, do të ngelen të preferuarat. Disa trende janë përgjithmonë. Dominimi I tyre do të jetë sidomos gjatë pranverës 2017.

Top Channel