Sulm në Bagdad, dhjetëra viktima dhe të plagosur

31/12/2016 00:00

Të paktën 28 persona humbën jetën në Bagdad si pasojë e një sulmi të dyfushtë me bomba që u mor përsipër nga shteti islamik. Shpërthimet e fuqishem pasuan njëri tjetrin në një treg maft të frekuentuar të kryeqytetit irakian, ku më shumë se 50 njerëz të tjerë mbetën të plagosur.

Policia irakiane tha se IS përdori strategjinë e zakonshme vdekjeprurëse gjatë sulmit. Në fillim një autobombë shpërtheu pranë një dyqani dhe më pas një kamikaz hodhi veten në erës mes turmës me njerëz dhe ekipe të emergjencës që ishite grumbulluar aty. sulmet ndiodhën në një zonë të banuar kryesisht nga shi’itë, të cilët janë zakonisht objektiva të dhunës fetare në vend.

Përmes një komunikate në internet, Shteti islamik mori përsipër përgjegjësinë për sulmin dhe premtoi sulme të tjera në vazhdim. Analistët thonë se grupi xhihadist është nën presion të madh në frontet e luftës dhe sulme të tilla është mënyra e vetme për të lehtësuar disa ofensivat që po pëson në Irak dhe Siri. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pavarësisht vështirësive me të cilat përballet, nuk duhet nënvlerësuar kurrë aftësia e IS për të shkaktuar dhunë dhe viktima, sidomos mes civilëve të pafajshëm dhe të pambrojtur.

Top Channel