Lë punën në 12, shefi i OKB: Ndihem si Hirushja

31/12/2016 00:00

Nga pamja nuk ka asnjë ngjashmëri me Hirushen, por i përputhen oraret e punës. Pikërisht këtë ka shfrytëzuar edhe ban ki mun për të bërë një batutë me rastin e fjalimit të tij të fundit si sekretar i përgjithshëm i OKBsë. në ndërrim të viteve atij i mbaron mandati ora 12 ka marrë një kuptim special për të.

“Tani ndihem si Hirushja, pasi në mesnatë gjithcka ndryshon. në momentin e ndërrimit të viteve do jemnë Times Square për zbritjen tradicionale të topit dhe milion njerëz do të shohin kur të humbas punën”, thotë Ban ki Mun.

Ban ki Mun përshëndeti stafin e OKB që punoi për dhjetë vjet dhe i uroi atyre punë të mbarë në vitin e ri. Më 1 janar 2017, Ban ki Mun pasohet në krye të OKB-së nga portugezi Antonio Guterres.

Top Channel