Humbja e Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale, reagon Starmer: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, do ta çoj mandatin deri në fund Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë qindra vetë mbushën plazhin ikonë brazilian të Copacabanës për t’iu lutur Yemanjas, perëndeshës afro-braziliane të detit.
Ndjekësit e besimeve “Candomble” dhe “Umbanda” e kanë traditë veshjen me të bardha për adhurimin e Yemanjas, një ritual ky që shoqërohet me këngë e kërcime rreth statujës së saj të vendosur në plazh.
Njerëzit ofrojnë lule, letra dhe produkte kozmetike, si dhurata për perëndeshën, me bindjen e plotë se hyjnesha do ta shpërblejë gjestin e tyre me një bekim. Dhuratat vendosen brenda disa varkave të vogla që lëshohen pastaj në oqean.
Yemanja konsiderohet njëkohësisht mbrojtëse e peshkatarëve dhe e të mbijetuarve nga mbytja.
Megjithatë, organizatorët e ceremonisë u kanë kërkuar besimtarëve të shmangin ndotjen e ujit me shishe dhe objekte të tjera plastike. Për këtë qëllim, edhe varkat e përdorura prej tyre prodhohen zakonisht me materiale natyrore.
Të devotshmit derdhin gjithashtu edhe verë e shampanjë mbi figurën e Yemanjas, por edhe në këtë rast duhet të kujdesen që të mos lënë shishet boshe nëpër plazh. Adhuruesit e hyjneshës shpresojnë qe “orisha”, apo shpirti i saj, të sjellë një Vit të Ri më të begatë e më paqësor.
Top Channel