Kryegjyshata e bektashinjve organizon pritjen me median

30/12/2016 00:00

Mirënjohje për njerëzit e medias. Për këtë, kryegjyshi Botëror i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj mblodhi bashkë në pritjen e përvitshme përfaqësuesit e mediave në vend, duke uruar për vijim të bashkëpunimit edhe në Vitin e Ri 2017.

Gjatë mbrëmjes festive, Kryegjyshata Botërore nderoi me një çmim të veçantë biznesmenin Muhamet Malo, për merita të veçanta me titullin “Kalorësi i Artë”.

“Ky nder shtohet akoma më shumë, kur unë e marr dekoratën nga duart e kardinalit të madh shqiptar Dom Ernest Troshani”, u shpreh biznesmeni Muhamet Malo.

I ftuari i veçantë i kësaj mbrëmjeje ishte Kardinali Ernest Troshani, i cili përcolli mesazhin e tij në prag të Vitit të Ri 2017.

“Lumturinë na e jep vet i madhi Zot. 7 miliardë njerëz që ka bota janë krijesa të Zotit”, u shpreh Kardinali Dom Ernest Troshani.

Top Channel