Ndërron jetë aktorja Reynolds

29/12/2016 00:00

Aktorja amerikane, Debbie Reynolds, ndërroi jetë një ditë pas vdekjes së vajzës së saj, po ashtu aktore e famshme, Carrie Fisher. Lajmi për vdekjen e Reynolds u dha nga djali i saj Todd Fisher, i cili sqaroi se ajo ndërroi jetë në spital ku u dërgua pasi kishte pësuar një ishemi.

84-vjeçarja Debbi Reynolds, një legjendë e Hollivudit, njihet më shumë për rolin e saj në muzikorin e vitit 1952 “Singining in the rain”, ku ajo aktronte përballë Gene Kelly.

Vajza e saj, Carrie Fisher, e njohur për rolin e “Princeshës Leia” në serinë “Star Wars”, ndërroi jetë të martën në moshën 60-vjeçare pas një infarkti. Djali i Debbie Reynolds, Todd Fisher, duke lajmëruar vdekjen e nënës së tij tha se ajo ishte tashmë me Carrien, ndërsa kishte lënë familjen me zemër të thyer.

Fisher shtoi se dhimbja për vdekjen e të bijës ishte shumë e madhe për Reynolds, e cila raportohet se u ndie keq pikërisht ndërsa diskutonte planet e funeralit të Carrie Fisher me djalin Todd.

Homazhet për Reynolds kanë ardhur nga e gjithë bota e artit dhe fansat e shumtë, duke pasuar ato të një dite më parë për vajzën e saj të ndjerë. Reynolds ishte gjithnjë aktorja protagoniste në muzikorët e suksesshëm të Hollivudit në vitet ‘50-‘60.

Ajo mori famë dhe statusin e një yll të kinemasë me “Singing in the rain” kur ishte vetëm 19-vjeç. Me vlerësimeve të shumta, ajo mori në vitin 2015 atë për një karrierë plot arritje të cilën ja paraqiti vajza e saj Carrie Fisher.

Top Channel