Sex and the City 3, në verë në kinema

28/12/2016 00:00

Mezi prisni të shihni sërish aventurat e Carrie, Miranda, Samantha dhe Charlotte në rrugët e Nju Jorkut? Epo pritja ka marrë fund. “Sex and the City 3” nuk është më vetëm një projekt.

Kapitulli i tretë i serisë më të dashur televizive rikthehet në kinema. Sipas RadarOnline katër aktoret protagoniste kanë firmosur kontratën, duke qënë unanimisht dakord me skenarin e filmit.

Kjo do të thotë që marrëveshja është arritur edhe me aktoren Sarah Jessica Parket, e cila nuk ishte dakord me të gjithë skenarin, dhe ishte shprehur skeptike për një ribashkim ku personazhet do të shfaqeshin në një dritë më të pjekur. Por rregullim pas rregullimi, produksioni i filmit arriti të marrë firmat e të katër aktoreve Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe Kim Cattrall.

6 vite e gjysëm nga filmi i fundit hapet rruga për “Sex and the City 3”, që duhet të fillojë që verën e ardhshme, me episodin e ri “Divorce”.

Top Channel