Paradë gay… në burg
26/12/2016 00:00
Konkursi më i çuditshëm i bukurisë është zhvilluar në Filipine, më saktë në një nga burgjet e saj me sigurinë më të lartë.
Quezon City Jail, aty ku vuajnë dënimin e tyre trafikantë droge dhe kriminelë të të gjithë llojeve, zhvilloi një paradë që imitonte konkurset e bukurisë, me të burgosurit të veshur me fustane shumëngjyrëshe.
Mijëra spektatorë brohoritën 11 homoseksualë dhe një transgjinor, të cilët bënin paradë dhe kërcenin para tyre.
Burgu i Manilës, që ka rreth 3800 të dënuar, është burgu më i famshëm dhe më i populluar i vendit. Të burgosurit flenë në qeli me radhë, pasi aty ka vend vetëm për 800 të burgosur.
Top Channel