Mariah Carey “ndez” Krishtlindjet
23/12/2016 00:00
Kur je Mbretëresha e Krishtlindjeve, sigurisht që fëmijët e tu do të jenë elfët.
Për këtë arsye, Mariah Carey “rekrutoi” dy fëmijët e saj binjakë për videoklipin e këngës së re të Krishtlindjeve.
Këngëtarja e famshme u kishte premtuar fansave 3 surpriza në faqen e saj të internetit Mariahsworld.com dhe e para erdhi në formën e një versioni “dance” të këngës “Here Comes Santa Claus”.
Bie në sy kostumi i kuq që kishte zgjedhur Mariah për videoklipin e saj, që i nxirrte shumë në pah dekoltenë e bëshme.
Top Channel