Ndërron jetë “gruaja me 9 burra”

19/12/2016 00:00

Aktorja hungaro-amerikane Zsa Zsa Gabor ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare.

Ikona e kinematografisë mësohet se pësoi një atak në zemër të dielën. Gabor, e cila ka qenë një personazh i famshëm në Beverly Hills për dekada me radhë, kishte vite që vuante nga probleme shëndetësore.

Zsa Zsa Gabor ka interpretuar në rreth 80 filma, por më shumë u bë e njohur falë jetës së saj private. Ajo u martua 9 herë, por ka vetëm një vajzë me Conrad Hilton, stërgjyshin e Paris Hilton, me të cilin ka qenë e martuar në periudhën 1942-1947.

Në muajin shkurt, Gabor do të mbushte 100 vjeç.

Burrat me të cilët ka qenë e martuar janë: Burhan Asaf Belge, Conrad Hilton, George Sanders, Herbert Hutner, Joshua Cosden Jr. Jack Ryan, Michael O’Hara, Felipe de Alba dhe Frédéric Prinz von Anhalt.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel