Chrissy Teigen, stërvitje duke ngrënë patate të skuqura

16/12/2016 00:00

Chrissy Teigen është modelja e radhës që shfaqet në një video të “Love Magazine”.

31-vjeçarja, bashkëshorte e këngëtarit John Legend dhe nënë e një fëmije, duket e mrekullueshme me një kostum të ngushtë për stërvitje të frymëzuar nga vitet ’80.

Duke bërë pompa, ajo njëkohësisht kap me gojë edhe patate të skuqura.

Më pas, shihet edhe duke kapur hot dog e duke ngrënë si e babëzitur ndërkohë që bën gjimnastikë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel