FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Banka gjermane “KfW” do të financojë mbi 20 milionë euro për një projekt, i cili synon të zgjidhë gjendjen problematike të mbetjeve në zonën turistike të Vlorës.
“Nëpërmjet të cilave sigurohet kredia në vlerën 12 milionë euro për financimin e investimit, një grant 7.5 milionë euro, si dhe një grant tjetër 1.3 milionë euro për masat shoqëruese në kuadër të programit”, tha Ahmetaj.
Projekti parashikon ndërtimin e një sistemi modern për menaxhimin e mbetjeve, që sipas zv.ambasadores gjermane do të përmirësojë ambientin dhe do të nxisë më shumë turizmin.
“Nevojat për investime janë të jashtëzakonshme. Këtë herë, ne po financojmë zhvillimin e integruar të mbetjeve në rajonin e Vlorës, një projekt i cili mundëson menaxhim modern të mbetjeve, si dhe ndërtimin e një landfilli sanitar”, tha Anke Holstein zv.ambasadore e Gjermanisë në Tiranë.
“Përveç ndërtimit të landfillit të ri është parashikuar edhe investimi për mbylljen e vendeve ekzistuese të depozitimit në Vlorë dhe Selenicë”, tha më tej Ahmetaj.
“Me KfË-në dhe me qeverinë gjermane kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, ndërsa tashmë po hyjmë në një bashkëpunim të ri tepër të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, në një rajon që e ka problematikë të theksuar këtë, sikurse është Vlora”, tha Sokol Dervishaj.
Sipas qeverisë, ky projekt është pjesë e strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.
Top Channel