Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Në festivalin ndërkombëtar të filmit në Havana, regjisori amerikan Oliver Stone nuk ia kurseu lëvdatat ish-udhëheqësit revolucionar të Kubës, Fidel Castro, të cilin e quajti një personazh për të gjitha stinët.
Për Stone, i cili gjendet në ishullin e Karaibeve për të promovuar filmin e tij të ri “Snowden”, Amerika Latine dhe Kuba janë një subjekt i njohur. Ai ka punuar për 3 dokumentarë ku përfshihet Kuba: “Comandante” në vitin 2003, “Buscando a Fidel” në 2005-n dhe “Castro in Winter” në 2012-n.
I ndërgjegjshëm për trashëgiminë përçarëse të të ashtuquajturit “lider maximo”, Stone foli për atë duke e konsideruar si një njeri, të cilit do t’i ndihet mungesa.
“Ai iku. Shumë njerëz mendojnë se shkoi në ferr, të tjerë e shohin në parajsë. Por e vërteta është se ai iku dhe ne të gjithëve do të na mungojë. Castro ishte një personazh për të gjitha stinët, i cili i frymëzonte dramaturgët me mendjen dhe energjinë e tij të mrekullueshme”, tha Oliver Stone.
Stone shquhet për pasqyrimet kontroverse të momenteve kyçe të historisë amerikane në filmat e tij, teksa ka vënë shpesh në pikëpyetje besueshmërinë e qeverisë amerikane.
Me filmin e tij të ri, ai sjell në ekran historinë e Edward Snowdenit, kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i cili zbuloi programet masive të përgjimit të qeverisë amerikane. Ai u arratis nga SHBA-të në vitin 2013, duke siguruar aliz politik në Rusi.
Top Channel