“Critics’ Choice Awards”

12/12/2016 00:00

Sezoni i çmimeve kinematografike nisi të dielën me edicionin e 22-të të “Critics’ Choice Awards” në qytetin bregdetar të Santa Monicas në Los Angeles.

“La La Land”, një film “musical” i kohëve moderne, me protagonistë Emma Stone dhe Ryan Gosling, rrëmbeu çmimin kryesor, atë të “filmit më të mirë”.

“Ajo që dukej një ëndërr e parealizueshme u bë sot realitet. Ju nuk e humbët kurrë besimin dhe më nxitët vazhdimisht, prandaj ju jam shumë mirënjohes”, tha Damien Chazelle.

Casey Affleck u vlerësua si “aktori më i mirë protagonist” për interpretimin në “Manchester by the Sea”, ndërsa sa i përket femrave, trofenë e mori Natali Portman, për rolin e Jacqueline Kennedy në filmin Jackie.

Viola Davis e Mahershala Ali triumfuan në kategorinë e aktorëve më të mirë në rol dytësor. Fituesit e “Critics’ Choice Awards” zgjidhen nga 300 anëtarët e “Broadcast Film Critics Association”.

Top Channel