Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur ‘The Voice of Albania’ ka zbuluar këngën zyrtare të edicionit të gjashtë të spektaklit më të ndjekur në vend!
Katër trajnerët performuan LIVE në studiot e TCH “Adventure of a Lifetime” të Coldplay, duke i përcjellë emocione publikut të pranishëm! Kjo këngë është publikuar si asnjëherë më parë ekskluzivisht në Top Channel, para fillimit të spektaklit.
“Adventure of a Lifetime” ishte melodia e cila tërhoqi vëmendjen e publikut me performancën e super trajnerëve. ‘The Voice of Albania’ nuk mund të fillonte pa një këngë hapëse për spektaklin, por ndryshe nga edicionet e mëparshme, stafi i programit mendoi të sillte diçka tjetër.
Këtë herë stafi vendosi të ndajë me ju performancën e anëtarëve të jurisë, pak kohë përpara fillimit të spektaklit, pasi emocionet e marra gjatë xhirimeve dëshironte t’ia përcillte patjetër publikut.
Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa dhe Xuxi sollën vetëm për ju pak nga magjia e këngës së edicionit VI të ‘The Voice of Albania’, magji e cila do të vijojë gjatë gjithë periudhës që ‘The Voice’ do të jetë në ekran.
Top Channel