Robin Thicke është një djalë me fat

08/12/2016 00:00

Ata kanë një diferencë prej 17 vitesh, por Robin Thicke, 39 vjeç dhe e dashura e tij April Love Geary, 22 vjeçe, tregojnë se mosha është thjesht një numër, teksa festojnë ditëlindjen e 22-të të saj.

Bukuroshja brune, e cila është e lidhur prej dy vitesh me Thicke, ka postuar në Instagram disa video të nxehta teksa hyn në bar duke kërcyer, para se të bënte striptizëm me të brendshme, për një selfie seksi.

Fotot janë bërë në një SPA, ku tregon se po kalon mirë para se Robin ta çojë në restorantin e saj të preferuar. Më pas ajo poston foto të çiftit, para se Robin të postojë një foto të saj në plazh me diçiturën: “Gëzuar ditëlindjen e bukura ime April Love Geary! Faleminderit për gjithçka. Të dua!”.

Top Channel