“Engjëjt” do shëndoshen

08/12/2016 00:00

Spektaklet e Victoria’s Secret, ndër më të famshmit e botës së modës, janë kthyer dhe në eventin e padiskutueshëm që sheh të zbresin në pasarelë modelet më të mira të kësaj industrie.

Por kërkesat për një pamje perfekte janë aq të rrepta sa emra të njohur si Adriana Lima i nënshtrohen dietave drastike përpara show-t të madh dhe në tre ditët që e paraprijnë atë, nuk konsumojnë asgjë tjetër veç lëngjeve.

Edhe pse kane trupa të jashtëzakonshëm, ato sërish duhen të dobësohen akoma më shumë ato ditë për të nxjerrë përpara publikut figurat ikonë që është mësuar të shohë.

Por ndonëse e di fare mirë se çfarë kriteresh ka linja më e njohur e të brendshmeve në botë, modelja e masës “plus”, Ashley Graham, sërish shpreson të zbresë një ditë në pasarelën e Victoria’s.

“Kur të më marrin në telefon, përgjigja ime do të jete ‘po’”, thotë bukuroshja që masën e veshjeve e ka “large”. 28-vjeçarja beson se do të bëhet e para femër e shëndoshë që do të marrë pjesë në një shoë të “engjëjve” të kompanisë së famshme.

Dëshirën e saj, Ashley e përcolli së fundi fort dhe qartë kur postoi në rrjetet sociale te një vizatim të sajin me krahët e mbajtura në spektaklet pompoze të “Victoria-s Secret” nga modelet më në zë të globit. Vete autorja e skicës, artisja Annie Breen, beson se markës së njohur të të brendshmeve do t’i sillte shumë përfitime përfshirja e një modeleje të bëshme dhe adhuruesit e Ashleyt, janë dakord me të.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel