Ajo pozoi nudo për kopertinën e revistëës “Sixty6” dhe duket se Demi Rose ka ruajtur të njëjtin model edhe për një festë në Londër.

Modelja 21-vjeçare, e cila u përfol se ishte lidhur me reperin Tyga gjatë ndarjes së tij nga Kylie Jenner, shfaqet në një fustan që i lë vend imagjinatës.

Fama e Demit u rrit së tepërmi, me 3 milionë ndjekës në Instagram, pikërisht pas thashethemeve në lidhje me Tygan në maj. “Ai më bëri mesazh dhe unë shkova në festën e Kanës. Ne përfunduam duke kaluar pjesën e mbetur të kohës së bashku”, ka thënë Demi për Sixty6.

21-vjeçarja, vajzë e një menaxheri banke ka thënë se Tyga është gazmor, naiv, dhe kjo i ka pëlqyer tek ai.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel