Tentoi të vriste babanë e tij, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

06/12/2016 00:00

Një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë babain e tij, i shtruar në spitalin e Korçës. Petrika Ceci i njohur në qytetin e Korçës si një prej të rinjve mbështetës të radikalistëve myslimanë ka tentuar të mbysë me rrip të atin Maksim Ceci 61 vjeç.

Sipas të dhënave, i riu për shkak të një konflikti familjar e ka dhunuar fizikisht të atin dhe më tej me një rrip prej materiali sintetik ka tentuar ta mbysë.

Prania e personave të tjerë në spital dhe ndërhyrja e tyre kanë bërë që 28-vjeçari të largohet dhe më pas të arrestohet nga policia në banesën e gjyshërve të tij në lagjen 1 të qytetit.

Një vit më parë, Petrika Ceci së bashku me 3 të rinj të tjerë nga Korça ishte ndër të dyshuarit kryesorë për mbishkrimet që mbështesnin ISIS-in në disa nga fasadat e pallateve të Korçës, por  i vetmi rast ku ai është proceduar penalisht ka të bëjë me akuzën e drejtimit pa leje të automjetit.

Top Channel