FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Dy aleatët kryesore të qeverisë, Partia Socialiste dhe LSI janë në bisedime për çështjen e vendosjes së akcizës së gazit të lëngshëm për përdorimin e automjeteve. Qeveria pati caktuar një nivel akcize prej 13 lekësh për litër në paketën e re fiskale, ndërkohë që LSI propozoi zyrtarisht mos vendosjen e saj.
“Ministri i Financave është në një diskutim të qartë me ne si komison dhe të tjerë faktorë lidhur me këtë çështje. Besoj që deri në seancë plenare javën e ardhshme, pra në datë 15, të kemi një qëndrim definitiv dhe për këtë gjë”, tha Erion Braçe, kreu i komisionit të Ekonomisë.
Mazhoranca në komsionin e Ekonomisë dakortësoi me ministrinë e Finanacve mos ndryshimin e skemës së ribursmit të akcizes së naftës për anijet e peshkimit. Po ashtu taksa e ambalazhit për mbetjet plastike të grumbulluara në vend shkon nga 50 lekë në 1 lek për kilogram. Pjesa tjetër e paketës fiskale kaloi në diskutimet nen për nen, ndërsa opoziat votoi kundër.
Top Channel