Rama: Buxheti 2017, për të varfrit

04/12/2016 00:00

Në komunikimin javor të radhës në rrjetet sociale, Kryeministri Rama u ndal tek buxheti i vitit 2017 dhe zgjerimi i listës së ilaçeve të rimbursueshme për 600 mijë persona të pasiguruar.

Një ndër treguesit kuptimplotë të kësaj arritje është spostimi i 100 mln dollarëve nga arka e shtetit në arkën e familjeve të punonjësve të këtij shteti dhe të pensionistëve. Rritja më e lartë e rrogave dhe e pensioneve në një buxhet të vetëm përgjatë të gjithë harkut të këtyre 25 vjetëve. Ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme nga shteti për 600 mijë shqiptarë. Ata janë njerëzit e pasiguruar deri më sot, që nuk kanë përfituar asnjë rimbursim nga kjo listë”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri la të kuptohet se ai dhe qeveria janë koshient se kanë shumë punë për të bërë në mënyrë që qytetarët të prekin ndryshimin rrënjësor.

“Dua ta ndaj me ju të vërtetën time se kur ju flas për arritje dhe rezultate, nuk jam aspak njeriu i kënaqur me veten apo qeverinë që drejtoj dhe nuk që asnjë nga ju të mendojë se – shiko çfarë pune të hatashme që kemi bërë, çohu në këmbë dhe fillo e brohorit – aspak, madje për kundrazi. Jam unë njeriu më i pakënaqur ndër të gjithë ju dhe ju lutem ta besoni këtë sepse unë e di më mirë se të gjithë sa shumë më tepër duhet bërë”, tha Rama.

Top Channel