Pele e Ali në ankand, në shitje objekte të tyre

02/12/2016 00:00

Objekte të legjendave të sportit Muhammad Ali dhe Pele do të shkojnë në ankandin e organizuar nga Juliens, e të quajtur “Legjenda dhe idhuj të sportit”. Sendet personale e profesionale që i përkisnin Ali-së vijnë nga miku i ngushtë dhe fotografi i boksierit Howard Bingham.

Mes gjërave më interesante janë një palë doreza boksi të përdorura nga Ali në 1970-n, kur u ndesh dhe mundi Oscar Bonavena në “Madison Square Garden”.

“Ato janë doreza shumë të rëndësishme pasi janë përdorur gjatë ndeshjeve e gjithashtu janë mes objekteve që nuk ndodh shpesh të dalin në ankand. Ne i vlerësojmë ato nga 60 deri në 80 mijë dollarë”.

Një tjetër objekt i rëndësishëm është një kuti cigaresh me autografin e ish-liderit revolucionar Fidel Castrot, që i ishte dhuruar fotografit Howard Bingam, gjatë një vizite në Kubë, së bashku me mikun e tij Muhamed Ali.

Interes të madh pritet të ngjallë edhe një maskë goje që boksieri mbajti gjatë një ndeshje në 1974-n e që pritet të shitet mbi 7 mijë dollarë. Përpos sendeve të Ali-së e Pelesë, pjesë e koleksionit do të jenë edhe një numër objektesh të tjera sportive.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel