Festat bëhen më të bukura me Irina Shayk

25/11/2016 00:00

Irina Shayk vazhdon të mahnisë të gjithë. Ajo është një nga supermodelet më të famshme në botë dhe nuk zhgënjen asnjëherë. Madje, as në fushatën e re për kompaninë e veshjeve të brendshme “Intimissimi”.

Irina shfaqet shumë seksi me të brendshme të kuqe dhe në atmosferën e festave të funvitit. Duket se pas një periudhë jo shumë të mirë, gjithçka po ecën vaj në jetën e bukuroshes ruse.

Madje, ditë më parë, mediat rozë raportuan se Irina Shayk mund të shkojë në altar, duke shkruar se çifti i famshëm Cooper-Shayk po mendojnë ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel pasi kanë nisur diskutimet për një martesë si edhe për fëmijë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel