Fëmijët sulmojnë e rrahin 2 policë britanikë – VIDEO

25/11/2016 00:00

Një grup prej rreth 30 fëmijësh sulmojnë dy oficerë policie dhe e kanë goditur njërin prej tyre disa herë në kokë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur para shkollës “New Cross” në Londër, ku dy policët kishin ndërhyrë për të ndarë dy vajza të cilat po përlesheshin bashkë.

Nuk dihet se çfarë ka provokuar turmën e nxënësve të cilët kanë sulmuar dy efektivët, një prej t cilëve ishte femër.

Të dy policët britanikë kanë marrë goditje nga turma e fëmijëve, ku më tepër është gotiku burri, i cili u rrëzua dhe gjuajt në kokë.

Policia e Londrës ka hapur edhe një hetim rreth çështjes duke vënë në dispozicion edhe dy numra telefoni për këdo që do të japë informacion që do të sillte edhe shoqërimin e nxënësve të dhunshëm.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel