Çfarë ke humbur Tyga!

25/11/2016 00:00

Ajo u bë e famshme pas lidhjes romantike me Tyga, pikërisht në kohën kur ai u nda nga Kylie Jenner. Lidhja e tyre ishte e shkurtër dhe reperi u rikthye sërish me yllin e reality show-t, por tashmë Demi Rose duket se po bën gjithçka që reperi të “pendohet”.

Bukuroshja brune është shfaqur së fundmi në ceremoninë e Beauty Awards në Londër, ku dukej e mrekullueshme me një fustan, i cili në pjesën më të madhe ishte i tejdukshëm.

Megjithatë, vetëm pak ditë më parë, reperi dhe Kylie Jenner realizuan një set fotografik, ku shfaqeshin tejet të dashuruar.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB