Haaland nuk është më në planet e Realit të Madridit, Mbappe është ylli i sulmit të tyre
Ndërsa futbolli pret 3 dhjetorin për të parë El Clasico, mes Barcelonës e Realit të Madridit në Camp Nou, në basketboll është përcaktuar një skuadër fituese. Skuadra madrilene shkatërroi katalanasit në Palau Blaugrana në sfidën e javës së 8-të të Euroleague, me rezultatin 102-63.
Ishte një ndeshje ku në parket u pa vetëm një skuadër, Real Madrid që dominoi mbi rivalët e tij që nga minuta e parë deri tek e fundit dhe këtë e vërteton fare mirë diferenca prej 39 pikësh mes skuadrave. Sergio Llull edhe në këtë ndeshje veshi mantelin e liderit të skuadrës, teksa u bë shënuesi më i mirë me 20 pikë. Te Barcelona Tyrece Rice shënoi 23 pikë, por ishte shumë pak për Barcelonën që nuk pati forcën t’u kundërprgjigjej madrilenëve.
CSKA Moska rikthehet te fitorja. Skuadra ruse mposhti në javën e 8-të, Zalgiris Kaunas 95-86, për ta çuar bilancin e saj në sezonin e rregullt në 7 fitore dhe 1 humbje. Skuadra lituaneze krijoi një avantazh të lehtë në 3 periodat e para të kësaj ndeshjeje, por nuk mundi dot ta ruajë atë. Në 10 minutat e fundit, CSKA Moska e ktheu ndeshjen në favorin e saj, duke e mbyllur këtë hark kohor 28-17 dhe krejt ndeshjen 95-86.
Olympiacos fitoi derbin grek me Panathinaikos në Athinë me rezultatin 79-77. Në Olympic Sports Center të Athinës u pa një ndeshje e rivalizuar mes këtyre dy skuadrave, ku në fund ai që mori më të mirën ishte Olympiacos. Në derbin tjetër të kësaj jave në Euroliga, atë turk, Galatasaray arriti të mposhtë Darussafakan 85-81.
Top Channel