Deklarata për Kilmer, Michael Douglas kërkon falje

17/11/2016 00:00

Michael Douglas i ka kërkuar falje mikut të tij dhe aktorit Val Kilmer pas deklaratës që bëri në media se ai vuante nga kanceri në fyt.

Gjatë një intervistë të dhënë në fund të muajit tetor, Douglas u shpreh se Kilmer vuante nga kanceri në fyt dhe në gjuhë. Pas kësaj, Kilmer qetësoi fansat duke thënë se ai gëzonte shëndet të plotë pas një mase që kishte patur në fyt, por që nuk ishte kancerogjene.

Në një postim të bërë ditën e sotme në rrjetin social Facebook, Kilmer shkruan: “Michael Douglas më shkroi një letër përmes së cilës më kërkoi falje për deklaratën e bërë. Ai ishte tepër i lumtur që kishte vërtetuar që unë isha mirë. Ai është një djalë i sofistikuar”.

Top Channel