FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Taylor Alison Swift ka lindur më 13 dhjetor 1989 në Reading, Pensilvani. Duke iu falënderuar turit botëror të albumit “1989”, i cili ka për titull vitin e saj të lindjes, 26-vjeçarja arkëtoi 170 milionë dollarë në vit, duke e shndërruar atë si të famshëm nën 30-vjeç që ka arkëtuar më shumë, sipas revistës “Forbes”.
Përpos sukseset me albumin dhe turin, “Forbes” liston edhe marrëveshjet e frytshme të marketingut të Swift me kompani të mëdha si “Diet Coke”, “Apple” dhe “Keds” si burimin tjetër kryesor të të ardhurave të këngëtares tepër të kuotuar të momentit.
Taylor i ka lënë pas shumë prej të famshmëve të tjerë, përfshirë edhe djemtë e grupit One Direction që janë të dytët, pastaj 5 herë fituesin e “Topit të Artë” Lionel Messin që është i treti apo edhe britaniken Adelen, fituese e disa çmimeve “Grammy”, që është në vendin e katërt.
Lista e “Forbes” përfshin të ardhurat që këta personazhe kanë arkëtuar nga periudha 1 qershor 2015 deri më 1 qershor 2016.
Top Channel