Ja si stërviten ‘engjëjt’ në prag të sfilatës

11/11/2016 00:00

Enjgjëjt e Victoria’s Secret janë duke u përgatitur për paradën e madhe të modës në Parisit më 30 nëntor, ku 52 modele do të sfilojnë në pasarelë.

Ndër supermodelet e konfirmuar janë: Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Lily Aldridge, Jasmine Tookes, Gigi Hadid, Sara Sampaio, Kendall Jenner, Bella Hadid, Alanna Arrington, Luma Grothe dhe Camille Roë. Gjithashtu Parisi do të dëshmojë edhe kthimin e supermodeleve që mungonin prej vitesh Karlie Kloss dhe Liu Wen.

Por deri në ditën e paradës, engjëjve të Victoria’s Secret u duhet shumë përgatitje për të qenë sa më në formë dhe aktualisht duket se janë në fazën më intensive të aktivitetit fizik.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel