Lajmet për çiftin më të famshmë të Hollivudit nuk kanë të sosur, por Brad Pitt më në fund theu heshtjen pas ndarjes me Angelina Jolie. Ai ka shkelur në tapetin e kuq, në premierën e filmit “Allied”.
Mbrëmjen e të mërkurës aktori 52-vjeçar iu bashkua Marion Cotillard, me të cilin ka luajturn në film, në Los Angeles,
Brad, i cili nuk kishte unazën e tij të martesës, shpenzoi një kohë të madhe duke firmosuar autografe për fansat, dhe u ishte mirënjohës për “mirësinë” e tyre.
“Është shumëbukur, secili është me të vërtetë i mirë. Është shumë mirë të kesh mbështetje”, është shprehur Pitt për E!Neës .
Kjo dalje e tij erdhi vetëm pak orë pasi TMZ shkruante se ylli ishte thirrur nga Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare për abuzim me fëmijët.
Aktualisht, ai është në një betejë ligjore me Jolie për kujdestarinë e fëmijëve.
Top Channel